Borë në aksin Tetovë–Gostivar–Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit





Reshje të dobëta bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në aksin rrugor Tetovë – Gostivar – Mavrovë, si dhe në Popova Shapka, njofton AMSM.

Sipas AMSM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, me korsi të lagështa në disa vende. Aktualisht, bora nuk po qëndron në sipërfaqen e rrugës.

Intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon shpejtësi të përshtatur sipas kushteve të rrugës, respektim të sinjalizimit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka, lugina lumenjsh dhe grykëderdhje, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut.

Kujdes i shtuar kërkohet në segmentet Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo