Bilall Kasami në zgjedhjet lokale doli kundër kandidat të VLEN-it Haqim Ramadanit për Bervencicë duke u reshtuar me kandidatin e VMRO-së. Në atë kohë Haqim Ramadani u la i vetëm në mështirë të popllit shqiptar ndërsa sot po ai kandidati qe u tradhëtua nga VLEN-i dhe Bilall Kasami ka dalë në mbrotje të Kasamit.
“Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në këtë shtet, pjesëmarrja e tyre në Qeveri buron nga votat e 107 mijë shqiptarëve të këtij vendi.
E di mirë se Bilall Kasamin nuk mund ta shantazhojë dhe kushtëzojë askush.
Ai i përulet me modesti vetëm Zotit të vet dhe i shërben vetëm popullit të vet.
Të tillë e njoh në të kaluarën dhe i tillë është edhe tani dhe do të vazhdojë të mbetet”, shkruan Ramadani.
Haqim Ramadani fton të gjithë shqiptarët që të rreshtohen pas Bilall Kasamit.
“Prandaj i jap përkrahje të plotë në çdo betejë për të mirën e shqiptarëve dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që t’i japim fuqi një njeriu urtë e të mirë, në kauzën e tij të drejtë”, thotë Ramadani.