Bie nisma për rezolutë pro UÇK-së!

Dje në komisionin parlamentar të parlamentit (maqedon) ra nisma e AKI, për ta miratuar një rezolutë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së që mbahen në Hagë me akuza të sajuara serbo-ruse, nga bojkoti i qëllimshëm me prapavijë politike i dy partive maqedone, komitët e VMRO-së dhe titistët e rinj nga SDSM-ja, kundët emrit dhe lavdisë së UÇK-së.

Ky ishte një qëndrim i hapur proseb dhe i botës serbe në parlamentin e Severnistanit, përmes politikës serbofile me stoilkoviqët dhe maksimët, që mbajnë gjallë botën serbe në Severnistan.
Kjo ishte maska e fundit që ra dhe doli në pah fytyra e vërtetë antishqiptare, duke dalë në sipërfaqe si dëshmi e radhës se këto dy subjekte politike janë serbofile dhe antishqiptare.

Duke bojkotuar mbledhjen e komisionit parlamentar, ku do diskutohej dhe të miratohej një rezolutë për UÇK-në, ku VMRO dhe SDSM-ja u dëshmuan se nuk kanë lëvizur për asnjë centimetër nga politika shoviniste e para konfliktit të 2001, duke mbajtur vijën e shtrebët serbomadhe si pinjollë të devotshëm të serbomadhit Vučić.

Arsyetimi i thatë sa për të “larë gojen” i gagaçit Zeqo se kjo nismë bëhet për përfitime politike nga ana e DUI-t dhe Ali Ahmeti, nuk i shfajëson nga përgjegjësia servilët e VREDI-t që nuk e mbështetën këtë rezolutë, e cila nuk mbron vetëm individët por vetë emrin dhe lavdinë e UÇK-së!

Ndaj, ështe e rrugës që subjektet politike shqiptare si nga pozita ashtu edhe nga opozita t’i bojkotojnë punimet e parlamentit në shenjë proteste kundër solidariteti të VMRO-SDSM-së, për rreshtimin e tyre pro politikës serbe ndaj UÇK-së!

Kjo është pika e ndarjes mes politikës shoviniste serbomadhe që ka gjetur fushë veprimi dhe aleatë në državën e Severnistanit dhe politikës liridashëse e çlirimtare të popullit shqiptar në trojet e tyre si pika ndarëse mes të keqes dhe të mirës.

Medai Shaholli

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo