Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë





Katër persona janë lënduar pasi një gurë ka rënë mbi një veturë në lëvizje në rrugën Pejë-Rugovë.

Bëhet fjalë për dy prindër dhe dy fëmijë, konfirmon për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar një informacion për rrëshqitjen e një guri mbi një veturë në rrugën Pejë-Rugovë. Të lënduar janë katër persona, prindërit dhe dy fëmijët e tyre. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim”, ka thënë ai.

Sipas informacioneve të fundit nga mjeku kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo