BE e akuzon shërbimin online TikTok, se po i bën të varur përdoruesit, veçanërisht fëmijët, përmes rekomandimeve agresive duke nxitur scroll pafund. Platforma duhet ta përshtasë dizjanin. Komisioni i BE-së deklaroi, se rezultatet e para të hetimit tregojnë, se TikTok-u nuk merr mjaftueshëm parasysh, se “si këto funksione që nxisin varësinë mund të influencojnë në shëndetin fizik dhe psiqik të përdoruesve të tij. Sipërmarrja kineze online i kedh poshtë akuzat e Komisionit si të pabaza dhe paralajmëron se do të mbrohet me të gjitha mundësitë. Nëse konfirmohet qëndrimi i komisionit, TikTok-u mund të gjobitet me një shumë deri në gjashtë përqind të xhiros së tij vjetore mbarëbotërore.
“Sot Komisioni publikoi gjetjet fillestare se dizajni që krijon varësi i TikTokut shkel Aktin e Shërbimit Dixhital. TikTok përdoret nga 170 milion qytetarë në BE. Fëmijët ndërmjet 12 dhe 15 vjeç kalojnë 4 deri në 5 orë në ditë në TikTok. Si është kjo e mundur? Pikërisht për shkak të “scrolling” që s’ka fund në TikTok, auto-play-it dhe sistemit shumë të personalizuar të rekomandimeve. Ne zbuluam se menaxhimi i kohës së kaluar në TikTok nuk funksionon si duhet dhe kontrolli prindëror po ashtu nuk funksionon si duhet”, u shpreh Tomas Regnier, Zëdhënës i KE-së.