Sot jemi këtu për të treguar solidaritet me gazetarët që dje ulën mikrofonët ministres se arsimit.
Ata treguan dinjitet.
Treguan kufi.
Treguan se nuk pranojnë të jenë dekor në një skenë poshtërimi.
Ne i mbështesim. Pa rezervë.
Gjuha shqipe është zyrtare. Pikë.
Askush nuk ka të drejtë ta relativizojë.
Askush nuk ka të drejtë ta nënvlerësojë.
Askush nuk ka të drejtë ta trajtojë si çështje debati.
Shoqëria po ngrihet.
Ky është momenti për të thënë mjaft.
Mjaft me përulje.
Mjaft me heshtje.
Mjaft me testim të durimit tonë.
Shqiptarët nuk do të rrijnë në heshtje.
Shqiptarët nuk do ta normalizojnë këtë sjellje.
Shqiptarët do të reagojnë!
VLEN është tashmë i pavlerë.
Ata do të mbeten si alibia historike e një periudhe poshtërimi.
Si nënshkrimi që legjitimoi nënvlerësimin.
Si heshtja që i dha hapësirë poshtërimit.
Ne zgjedhim dinjitetin.
Ne zgjedhim respektin.
Dhe kjo është vetëm fillimi.
Ka ardh koha ti bejme shqipëtaret perseri
zot ne shtepine e vet.