BDI ÇAIR : Sekretariati për Parandalim dhe Anti-Korrupsion (SPAK) pranë BDI-Çair zbulon skandalin e radhës: Izet Mexhiti ndan 200.000 euro nga buxheti komunal për aktivistë partiakë në vetëm 100 ditë të mandatit





Sekretariati për Parandalim dhe Antikorupcion ( SPAK) pranë BDI Çair ka analizuar të dhënat nga openfinance.gov.mk, platformë zyrtare shtetërore për transparencë.

Të dhënat janë të qarta.
Në vetëm 100 ditë nga marrja e mandatit, kryetari i komunës, Izet Mexhiti, ka shpërndarë rreth 200 mijë euro – mbi 12 milionë denarë – për persona të lidhur me partinë e tij.

Bëhet fjalë për kontrata me komunën për aktivistë partiakë që nuk paraqiten në punë, por paguhen nga buxheti publik.

Për një komunë të vogël dhe të nënpërkrahur financiarisht, 200 mijë euro janë shumë e madhe.
Këto janë para të qytetarëve. Para nga taksat.
Para që duhej të shkonin për pastrimin, rrugët, ndriçimin dhe problemet bazë të qytetarëve.

Në vend të kësaj, paratë po shpërndahen pa mëshirë për interesa partiake.

Ky është keqpërdorim i buxhetit publik.
Ky është keqpërdorim për qytetarët.
Dhe kjo duhet të ndalet menjëherë.

Ftojme prokurorine qe te hetoj keto indikacione serioze per keqperdorim te parave publike dhe korrupsionit nga udheheqesia e Komunes se Cairit