BDI ÇAIR : Izet Mexhiti projektin e Gazi Babës e zhduki pa gjurmë (VIDEO)





Sot jemi këtu për të denoncuar një nga mashtrimet më të mëdha politike që iu është bërë qytetarëve të komunës së Çairit gjatë kampanjës së fundit zgjedhore.
Kryetari i komunës premtoi publikisht projektin për ndërtimin e hyrje-daljes së re në Gazi Babë, duke deklaruar se investimet kapitale janë tashmë të siguruara dhe se realizimi i këtij projekti ishte vetëm çështje kohe.

Ky projekt u prezantua si një zgjidhje strategjike për lehtësimin e trafikut dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Sipas premtimeve të tij:
• Hyrje-dalja e re do të krijonte qasje më të lehtë drejt Autokomandës,
• Do të përmirësonte lidhjen me rrugën Cvetan Dimov dhe rrugën Xhon Kenedi,
• Ndërsa në raste trafiku të rënduar, rruga Jahja Pasha do të shërbente si alternativë funksionale për qytetarët.

Sot, qytetarët përballen me një realitet krejt tjetër. Nuk ka transparencë mbi fondet e premtuara, nuk ka plan konkret për realizim, dhe nuk ka asnjë shenjë serioze se investimet kapitale që u promovuan ekzistojnë realisht.

Ne pyesim publikisht:
Ku janë investimet që u premtoan si të sigura?
Ku është projekti konkret dhe në cilën fazë ndodhet?
A u përdor ky projekt vetëm si mjet për të fituar vota?

Qytetarët e Çairit meritojnë zgjidhje reale, jo marketing politik dhe premtime elektorale pa mbulesë.
Infrastruktura rrugore nuk është slogan, por nevojë jetike për banorët që çdo ditë përballen me trafik të rënduar dhe mungesë planifikimi urban.

Ne kërkojmë:
• Transparencë të plotë për projektin dhe financimin e tij,
• Afate konkrete për realizim,
• Përgjegjësi politike për çdo premtim të pambajtur.

Çairi nuk ka nevojë për propagandë, por për punë reale dhe rezultate konkrete.