Bastisje në Manastir, gjendet drogë, ngrihet kallëzim penal ndaj një personi





Policia Kriminalistike pranë SPB Manastir, në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, ngriti kallëzim penal kundër L.B. (29) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Në të vërtetë, i denoncuari për një periudhë të gjatë kohore ka siguruar në mënyrë të paligjshme sasi të madhe marihuane, të cilën e mbante në bodrumin e ndërtesës ku jeton në Manastir dhe e ripaketonte që t’ua shiste vartësve të drogës në zonën e Manastirit. Më 21.02.2026, me urdhër gjykate, u realizua bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera ndihmëse të të denoncuarit, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një peshore digjitale.
Gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi L.B. paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo