Bastisje në Kavadar, gjendet drogë, privohet nga liria një person





Me datë 27.02.2026, në orën 21:05, në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria G.C. (38) nga Kavadari. Pas pranimit të informacioneve operative dhe pas urdhrit gjyqësor të pranuar më parë nga Gjykata Themelore e Kavadarit, ishte realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të G.C., ku ishin gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë, fara kanabisi dhe thërrmuese me mbetje marihuane. Ai u ndalua në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Bastisje në Kavadar, gjendet drogë, privohet nga liria një person

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo