Sot policia malazeze ka rrethuar një ndërtesë në qendër të Podgoricës, në rrugën Vuk Karagjiq, ku sipas raportimeve jeton biznesmeni Aco Gjukanoviq.
Në të njëjtën ndërtesë gjendet edhe një degë e bankës “Prva Banka”, e cila është në pronësi të tij – diçka që ka tërhequr vëmendje për shkak të rëndësisë së bankës në ekonominë e vendit dhe lidhjeve të tij me politika të mëparshme.
Sipas mediave malazeze, forcat e policisë janë vendosur rreth ndërtesës, disa pjesë të rrugës janë bllokuar për qarkullim, dhe inspektorë po kryejnë një operacion që pritet të përfshijë bastisje të pronave të Acos.
Në terren janë raportuar edhe njësitë e policisë së posaçme, të armatosura dhe të vendosura në pika kyçe rreth ndërtesës, shkruan vijesti.me.

Aco Gjukanoviq është vëllai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka qenë një figurë qendrore në politikën e vendit për dekada me radhë dhe ka pasur ndikim të madh në jetën politike dhe ekonomike të Malit të Zi. Për shkak të kësaj lidhjeje, ky operacion policor ka tërhequr interes të madh publik dhe mediatik në vend dhe në rajon.
Raportimet e fundit gjithashtu tregojnë se bastisjet mund të bëhet edhe në pasuritë dhe objektet të tjera që lidhen me Gjukanoviqin – përtej ndërtesës kryesore në Podgoricë – përfshirë edhe prona të supozuara në qytetin e Nikshiqit.
Këto veprime duket se janë pjesë e një hetimi më të gjerë që lidhen me financat dhe mënyrën se si janë ndërtuar pasuritë e familjes gjatë viteve të fundit.
Ndërkohë, operacioni është drejtues nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë, që sugjeron se hetimet kanë një profil të thellë institucional dhe mund të lidhen me çështje më të mëdha juridike ose penale. Sipas informacioneve të para, policia po përpiqet të sigurojë dokumente dhe prova që mund të jenë të rëndësishme për hetimet në vazhdim.
Ndryshe, siguria është rritur në zonë dhe aksioni është duke u ndjekur nga media lokale dhe ndërkombëtare.