Bashkimi i ASH-së, Limani: Duhet të ketë motiv dhe dëshirë nga të gjithë anët! Nuk shoh hap konkret





“Nuk do t’i quaja largime, më tepër i quaj reflektime personale”, kështu tha për largimet e fundit nga ASH-Taravari, Valbon Limani, duke e vlerësuar kontributin e tyre në parti, shkruan TV21. Valbon Limani tha se pas asaj që ndodhi në zgjedhjet lokale, Blerant Ramadani e pa më të arsyeshme përkushtimin e tij në profesion, ndërsa për Gadaf Uzairi, ai tha se është një pauzë e përkohshme pas gjithë atyre viteve përkushtim.

E për mundësinë e bashkimit me ASH-Sela, Valbon Limani tha se deri tani nuk ka parë hapa konkret, por shtoi se do të punohet në atë drejtim

“Sa i përket bashkimit të ASH-së, për të pas bashkim të tillë duhet edhe motiv edhe dëshirë nga të gjitha palët dhe nga të gjitha anët. Deri tani nuk shoh ndonjë hap konkret por do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim”, tha Limani

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo