Më 13.02.2026, në ora 13:50, në rrugën “Marshall Tito” në Makedonski Brod, policia ka privuar nga liria Z.H. (31) nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit të një kamioni “Man” me targa shqiptare, ai ka vendosur para në dokumentet e udhëtimit. Pas njoftimit të prokurorit publik, personi është mbajtur në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim.TS