Arrestohet një shkupjan, ka vjedhur afër tre milionë denarë nga kompania ku ishte i punësuar





Më 06.02.2026, në ora 17:20 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin A.V. (35) nga Shkupi.

Arrestimi u bë pas një denoncimi paraprak të datës 04.02.2026, sipas të cilit A.V., në periudhën kohore nga 18.12.2025 deri më 04.02.2026, në një pikë shitjeje në zonën e Bit Pazarit ku ishte i punësuar si menaxher, në disa raste ka marrë pa autorizim para nga arka.

​Me këto veprime, ai i ka shkaktuar subjektit juridik një dëm në vlerë prej 2.783.867 denarë.
​Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzimet përkatëse sipas nenit 239 “Fshehje” (përvetësim) dhe nenit 235 “Vjedhje” të Kodit Penal.