Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në të gjithë territorin e vendit privuan nga liria katër shoferë, nga të cilët dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje me ndalim për drejtimin e mjetit të kategorisë B dhe një për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi. Ndërsa, një i mitur është ftuar në stacionin policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare për vozitje të automjetit pa patentë shoferi
Një shofer në Kavadar dhe një i mitur në Strugë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Një shofer në Veles ka drejtuar automjetin ndonëse ka pasur masën e ndalimit për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B, dhe nga një shofer në komunën e Nagoriçanit të Vjetër dhe Gjevgjelisë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Gjevgjeli ka shkaktuar edhe aksident rrugor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e kaluar provimin e lejes së drejtimit ose nëse u është vendosur masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për siguri më të madhe në trafik.