Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së





Armand Duka, është rizgjedhur për herë të shtatë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Duka u rikonfirmua sot nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të ri katërvjeçar.

ADVERTISING

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, ndërsa procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

“Dua t’ju falenderoj nga zemra për mbështetjen e sotme. Për mua nuk është thjesht një votim, është një vlerësim që më detyron të jem më i përkushtuar në shërbimin tuaj, në shërbim të FSHF. Do të bëjmë të pamundurën që loja jonë, kampionati ynë, zhvillimi i infrastrukturës dhe stabiliteti financiar i FSHF të jenë në nivelet maksimale. Uroj që ne të gjithë bashkë të jemi pjesë e Botërorit 2026. Suksese Sylvinho, suksese ekipi Kombëtar shqiptar. Faleminderit të gjithëve”, tha Duka në fjalën e tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo