Arjanit Hoxha: U bëra me BDI-në për t’i mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve





Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Arjanit Hoxha është prononcuar pas vendimit që Partia Demokratike Evropiane (PDE) të shkrihet në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Hoxha bëri të ditur se, me propozim të kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe me vendim të Këshillit të Përgjithshëm, atij i është besuar detyra e Nënkryetarit të BDI-së. Ai theksoi se ky vendim shënon përmbylljen e një kapitulli të vështirë dhe hapjen e një faze të re politike, duke ruajtur vazhdimësinë e kauzës së tij kombëtare për përfaqësim dinjitoz dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Hoxhës, bashkimi në kuadër të BDI-së, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të cilët janë zgjedhur anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, është dëshmi se vetëm përmes unitetit mund të mbrohen dhe të përmbushen plotësisht të drejtat e shqiptarëve, njofton TS.

Ai theksoi se ky hap nuk është i motivuar nga interesa personale, por nga përgjegjësi më e madhe politike dhe angazhim më i fortë për të ardhmen e shqiptarëve, duke nënvizuar se rruga vazhdon dhe kauza mbetet e njëjtë.

Postimit i plotë:

Sot u përmbyll një kapitull që nuk ka qenë as i lehtë e as i shkurtër, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri. Me propozim të Kryetarit z. Ali Ahmeti dhe me vendim të Këshillit të Përgjithshëm, më është besuar përgjegjësia për të ushtruar detyrën e Nënkryetarit të BDI-së. Ky proces shënon nisjen e një rruge të re duke pasur vazhdimësi kauzën time kombëtare: përfaqësimin e denjë, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi në kuadër të BDI-së, së bashku me shokët që u zgjodhën sot anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe që më kanë ndjekur në këtë rrugëtim politik, është dëshmi e bindjes sonë se vetëm të bashkuar mund t’i mbrojmë, t’i avancojmë dhe t’i përmbushim plotësisht të drejtat e shqiptarëve. Ky hap nuk është për pushtet personal. Është për përgjegjësi më të madhe. Për angazhim më të fortë. Për një të ardhme ku zëri ynë dëgjohet dhe respektohet. Rruga vazhdon. Kauza mbetet e njëjtë. Forca jonë është bashkimi