Arben Taravari prezanton një prurje të re: Doktoresha Zyrie Arifi i bashkohet ASH-së





Lideri i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar për një prurje të re në strukturat e partisë.

Ai bëri të ditur se doktoreshë Zyrie Arifi nga Komuna e Çuçer Sandevës i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar këtë si një vlerë të shtuar për organizatën.

“Me doktoreshën Zyrie Arifin nga Komuna e Çuçer Sandevës, prurje e re në organizatën tonë. I urova mirëseardhje në Aleancën për Shqiptarët dhe suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari.

Ai theksoi se subjekti që ai drejton mbetet i përkushtuar për forcimin e rolit të gruas në politikë, si pjesë e vizionit të përbashkët për zhvillim dhe përfaqësim më dinjitoz.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo