Ambsadori i Shqipërisë, Denion Meidani është takuar sot me kryetarin e komunës së Çairit një herit edhe kryetar i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhitin. Në këtë takim sipas Meidanit është biseduar për bashkëpunimin drejtë rrugës për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Bisedë e drejtpërdrejtë për situatën, bashkëpunimin e ritmin e integrimit evropian dhe përgjegjësinë që kemi për ta mbajtur agjendën tonë strategjike të qartë dhe konkrete.
E falënderova për angazhimin publik lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës dhe trajtimin e saj në përputhje me kuadrin ligjor.
E urova gjithashtu për shfaqjen për herë të parë në Shkup të operës “Goca e Kaçanikut”, në nder të pavarësisë së Kosovës, si dhe për besimin e qytetarëve për drejtimin e Komunës së Çairit.
Dialog i hapur, me fokus te puna dhe hapat përpara” ka shkruar ambasadori Meidani./TS/