Ali Ahmeti: Sakrifica e dëshmorëve të Tanushës është përgjegjësi për të ruajtur dinjitetin dhe barazinë





Sot, me rastin e 25-vjetorit të fillimit të luftës që hapi rrugën drejt lirisë dhe barazisë, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të parë të rënë në Tanushë, në Karadakun e Shkupit.

Në këtë përvjetor u përkujtuan Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqiri, Gazmend Arifi dhe Elham Curri – emra që, sipas Ahmetit, shënojnë fillimin e një kapitulli të vështirë, por vendimtar për dinjitetin dhe barazinë e shqiptarëve.

Ahmeti theksoi se sakrifica e tyre nuk ishte një akt i çastit, por një themel mbi të cilin u ndërtua qëndrueshmëria dhe vetëdija kolektive. Ai nënvizoi se kujtimi për dëshmorët mbetet përgjegjësi e përhershme institucionale dhe shoqërore – për të ruajtur dinjitetin, për të mbrojtur barazinë dhe për të mos relativizuar asnjëherë sakrificën e tyre.

Aktiviteti përkujtimor u mbajt në nderim të dëshmorëve, ndërsa pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit ndaj atyre që humbën jetën në fillimet e konfliktit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo