Aleanca për Shqiptarët sot mbajti mbledhjen e VI-të të Kuvendit të partisë

Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Kuvendit, z. Nazim Taipi, ndërsa pjesëmarrja e anëtarëve ishte e plotë, duke reflektuar rëndësinë e momentit politik dhe organizativ për partinë. Në fjalën e tij, Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, theksoi rëndësinë e punës në terren, fuqizimin e strukturave dhe konsolidimin e mëtejmë të partisë si alternativë serioze politike. Në fillim të punimeve të Kuvendit u konstatua zyrtarisht dorëheqja kolektive e Kryesisë Qendrore, e datës 15 janar 2026.

Para kuvendarëve, nga shefi i shtabit zgjedhor të ASH-së, prof. Halil Snopçe, u prezantua raporti për zgjedhjet lokale 2025–2026, ku u analizuan rezultatet, bashkëpunimet dhe sfidat e procesit zgjedhor. Gjithashtu, u shqyrtua raporti i Asamblesë së Gruas. Kuvendi vendosi thirrjen e Kongresit të rregullt të Aleancës për Shqiptarët dhe zgjodhi Këshillin Organizativ që do të merret me përgatitjen e tij. Kryetar i Këshillit Organizativ të Kongresit u zgjodh Valbon Limani, ndërsa sekretar Gezim Kadriu. Anëtarë të Këshillit janë deputetët Halil Snopçe, Sadik Sulejmani, Rijad Shaqiri, koordinatorë zonash, përfaqësues të Asamblesë së Gruas, Forumit Rinor dhe anëtarë të tjerë nga zonat përkatëse. Këshilli Organizativ do të caktojë në afatin më të shkurtër datën e Kongresit dhe do të fillojë përgatitjet për organizimin e tij. Si pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte prezantimi i Draft Dokumentit për përpilimin e Strategjisë së ASH-së 2026–2036, dokument që do të përcaktojë orientimin politik, organizativ dhe programor të partisë për dekadën e ardhshme.

U krijua një komision prej katër anëtarësh për mbarëvajtjen e këtij procesi, ku do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm. Në thelb, strategjia synon konsolidimin e brendshëm dhe ripozicionimin politik afatgjatë të partisë, duke u ndërtuar si dokument ideologjik dhe programor. Krahas strategjisë do të përpilohet edhe Programi Politik 2026–2030. Në Kuvend u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike dhe për pozicionimin e partisë në periudhën që vjen. Mbledhja e VI-të e Kuvendit u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt riorganizimit të plotë dhe definimit të qartë të kursit politik të Aleancës për Shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët sot mbajti mbledhjen e VI-të të Kuvendit të partisë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo