
Një aksident komunikacioni ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën e vjetër që lidh Shkupin me Tetovën, saktësisht në afërsi të kryqëzimit që çon drejt fshatrave Kopanicë dhe Paniçar.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një veturë e tipit “Chevrolet” me ngjyrë të kuqe ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe duke u përmbysur. Siç shihet, mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa ka dëmtuar edhe shtyllën e tabelës sinjalizuese.
Rruga në këtë aks njihet për kthesat dhe në kushte lagështie, siç duket edhe nga asfalti në foto, rreziku për rrëshqitje është i lartë. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të shoferit apo pasagjerëve.
Policia dhe organet kompetente pritet të bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti