Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, njofton Tetovasot.
Sipas informatave të Tetovasot, në rrugën rajonale Vinicë – Berovë, automjeti “Seat Arosa” ka dalë nga rruga, me ç’rast në vendin e ngjarjes ka humbur jetën shoferi 34-vjeçar nga fshati Krushevë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.