Adnan Azizi paralajmëron: Do të largohen të gjithë ata që nuk e kryjnë detyrën si duhet! (VIDEO)





Deputeti i VLEN dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Lëvizja BESA, Adnan Azizi, mbrëmë nga Saraji deklaroi se do të bëhet një skanim për funksionarët dhe do të largohen të gjithë ata funksionarë që nuk e kryejnë detyrën në mënyrën e duhur.

“Pasi të bëhet një skanim, një vlerësim, edhe në si subjekt por edhe VLEN-i do të dalë me një qëndrim për rikonstruimin e qeverisë, qoftë të atyre që na përfaqësojnë në ekzekutiv, apo në drejtori të caktuara, që ata që kanë kryer detyrën si duhet do të vazhdojnë, ata që nuk kanë qenë në krye të detyrës do të duhet të spostohen,” tha Adnan Azizi, Lëvizja Besa.