65-vjeçari nga rrethina e Tetovës mashtrohet gjatë blerjes së një veture – dëmtohet për 1.750 euro





Më 09.02.2026 në ora 13:00, në SPB Tetovë, një 65-vjeçar nga një fshat i rrethinës së Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga personi B.M. nga Kosova.

Sipas denoncimit, gjatë shitblerjes së një automjeti pasagjerësh, i dyshuari e ka vënë në huti viktimën, me ç’rast e ka dëmtuar për shumën prej 1.750 euro.

Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

(Tetovasot)