Më 10.02.2026, në orën 21:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.Z. (48) nga një fshat i rrethinës së Gostivarit.
Sipas denoncimit paraprak, rreth orës 20:00, për shkak të një zënke familjare, ai ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar.
Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.