‘180 vjet burg’, Edi Rama i ashpër: Kërkesë për varrosje për së gjalli të katër burrave





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet burg të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social X, Rama ka shprehur tronditjen e tij dhe ka shkruar se ende po mundohet të kuptojë logjikën që ka ndjekur prokuroria për këtë vendim.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, shkroi kryeministri shqiptar.