ZYRTARE | Shkëndija firmos me sulmuesin gabonez, Ndzengue!

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin futbollistit ofenziv, Fahd Ndzengue. Sulmuesi nga Gaboni te Shkëndija vjen nga tabori i AP Brera e Strumicës. 25 vjeçari sot kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, para se të firmoste kontratën 2.5 vjeçare me kuqezinjtë.

Fahd Ndzengue në gjysmësezonin vjeshtor me AP Breran shënoi 8 gola dhe 2 asiste në 16-të ndeshje në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në sezonin paraprak kishte efekt prej 6 golave në 14-të ndeshje me Brerën. Numëron 3 paraqitje me kombëtaren e Gabonit, ndërsa vjen në Shkëndijë si një armë shtesë për pjesën ofenzive të skuadrës.

Nga tabori i KF Shkëndija, Fahd Ndzengues i dëshirojmë mirëseardhje në mesin tonë, duke i uruar shumë suksese me fanellën kuqezi.