Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit, Zuli Demiri, i mbështetur nga VLEN dhe Ziadin Sela, pas votimit është shprehur se zgjedhjet duhet të jenë festë demokratike dhe se vendimin final e kanë qytetarët.
“Sot duhet të jetë ditë feste, sovrani e ka fjalën e fundit. Le të fitojë më i miri”, u shpreh Demiri, përcjell TS.
Ai theksoi se është i kënaqur si me rrjedhën e fushatës zgjedhore, ashtu edhe me procesin e votimit gjatë ditës së sotme. Sipas tij, edhe pse dalja nuk është e madhe, pritet që dita të kalojë e qetë dhe qytetarët të dalin për të ushtruar të drejtën e votës.
Nga ana tjetër, kandidati i AKi-së, Isen Shabani, pas votimit është shprehur optimist, duke deklaruar se pret fitore absolute me diferencë të madhe.