Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të mos marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Megjithatë theksohet se mundësia që presidenti ukrainas të shkojë në qytetin zviceran mbetet e hapur vetëm nëse është planifikuar një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Kjo me synimin për të nënshkruar një marrëveshjeje mbi Ukrainën e pasluftës.
Deri më tani Shtëpia e Bardhë nuk ka planifikuar një takim dypalësh midis Trump dhe Zelensky në Davos ku do të jenë të pranishëm udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.