Deri në orën 15:00, në komunën e Vrapçishtit kanë votuar 21,01 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo gjithsej 5.730 votues, bëjnë të ditur nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ).
Sipas KKZ-së, në këtë komunë nuk janë evidentuar probleme, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë dhe i rregullt. Dalja e votuesve në orët e mëngjesit ka qenë më e ulët, ndërsa pasdite është shënuar rritje, me pritje që deri në orën 19:00 pjesëmarrja të jetë edhe më e madhe, përcjell TS.
Dy kandidatët për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe Zuli Demiri, kanë theksuar se zgjedhjet duhet të jenë proces demokratik dhe kanë bërë apel që qytetarët të dalin sa më masovikisht, duke nënvizuar se duhet të fitojë më i miri./TS/