Viktima e parë nga përmbytjet, reagon Bashkia e Durrësit





Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh në Bashkinë e Durrësit është gjetur i pajetë në një kanal, duke u konsideruar si viktima e parë e përmbytjeve të ditëve të fundit në qytet.

Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Durrësit bën me dije se viktima, shtetasi Astrit Hysenaj, më datë 6 janar 2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00, ku ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, moment në të cilin është larguar nga ambientet e punës.

Sipas bashkisë, rreth orës 16:00, familjarët e tij kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi Hysenaj nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar se punonjësi ishte larguar nga puna në orën 10:30.

Pas kësaj, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka nisur kërkimet. Trupi i pajetë i Hysenajt u gjet më vonë në një kanal në zonën e Durrësit, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo