Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur nga qeveria venezueliane që nga sulmi i ShBA-së që rrëzoi presidentin Nicolas Maduro urdhëron policinë që “të fillojë menjëherë kërkimin dhe kapjen kombëtare të të gjithë atyre që janë të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara”, sipas një teksti të dekretit të publikuar të hënën.
Dekreti ka qenë në fuqi që nga e shtuna, por u publikua i plotë të hënën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores janë deklaruar të pafajshëm në seancën e djeshme dëgjimore, e cila zgjati rreth 30 minuta.