Një i dënuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër.
Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për Nicolae Ionnut Erion Deliver, 20 vjeç, i lindur në Rumani më 23 mars 2005 dhe banues në Shkodër.
Ngjarja është konstatuar nga punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë vënë re se i riu nuk po reagonte dhe nuk lëvizte nga shtrati.
Menjëherë është njoftuar personeli shëndetësor i institucionit, i cili pas vlerësimit mjekësor ka konstatuar parametra jetësorë të ulët.
20-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është rekomanduar dërgimi i menjëhershëm në urgjencën e spitalit.
Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të lënduar
Ai është transportuar në Urgjencën e Spitalit të Koplikut, ku ka marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve, mjeku i urgjencës ka konfirmuar ndarjen e tij nga jeta.
Spitali ka njoftuar menjëherë organet kompetente, të cilat kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Sipas të dhënave zyrtare, ky shtetas ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më 10 tetor 2024, me masë sigurimi “arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.