Vdes në moshë të re Inspektori i Policisë nga Reçica e Vogël, Iljaz Memeti





Ka ndërruar jetë Iljaz Memeti nga Reçica e Vogël, ish-inspektor i Policisë dhe një figurë e respektuar nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe kolegët.

Lajmin e ndarjes nga jeta e ka bërë të ditur kolegu i tij, Shefik Bajrami, i cili në një mesazh ngushëllimi e ka cilësuar të ndjerin si më shumë se një koleg pune. Sipas tij, Iljaz Memeti ishte një mik i çmuar me të cilin ndanë vite bashkëpunimi profesional, sfida dhe suksese, si dhe biseda të sinqerta e kujtime të paharruara, njofton TS.

“Iljazi nuk ishte vetëm një koleg pune, por një shok i jetës. Largimi i tij ka lënë një zbrazëti të madhe tek të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë përkrah tij,” thuhet në mesazhin e Bajramit.

Iljaz Memeti ishte nga Reçica e Vogël dhe për vite me radhë ka shërbyer si inspektor i Policisë, duke ushtruar detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm. Ai gëzonte respekt të veçantë në mesin e kolegëve dhe qytetarëve.

Ceremonia e varrimit të Iljaz Memetit do të mbahet sot, në orën 15:00, në varrezat e Reçicës së Vogël. Kujtimi për të ndjerin do të mbetet i gjallë përgjithmonë./TS