Vdekja e Hekuran Hoxhës, reagon Ramush Haradinaj: Ishim kolegë shumëvjeçar në Aleancë, u dallua për korrektësi





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur me vdekjen e Hekuran Hoxhës, për të cilin tha se e kishin kolegë shumëvjeçar në Aleancë.

Për Hoxhën i cili u gjet pa shenja jete sot në një automjet në Veternik të Prishtinës, Ramush Haradinaj deklarton se “qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit”.

Andaj, Haradinaj shprehet se “Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve”.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, përfundoi ai.