Vardari del nga shtrati në Strimnicë, banorët të përmbytur kërkojnë ndihmë (VIDEO)





Lumi Vardar ka dalë nga shtrati në fshatin Strimnicë, në komunën e Zhelinës, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale në disa shtëpi. Sipas banorëve, uji ka hyrë në bodrumet e shtëpive, duke rrezikuar pronën dhe sigurinë e tyre.

Banorët shprehen të revoltuar, duke theksuar se problemi është i kahershëm dhe se për më shumë se 30 vite nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete nga institucionet përkatëse për parandalimin e përmbytjeve.
“Problemi është i njëjtë prej dekadash dhe askush nuk ka intervenuar kurrë”, deklarojnë ata për TS.

Siç shihet nga terreni, një pjesë e fshatit është e mbuluar nga uji, duke krijuar pamje të ngjashme me Venecian e përmbytur, ndërsa lëvizja e banorëve është bërë e vështirë dhe e rrezikshme.

Banorët kërkojnë ndihmë urgjente dhe zgjidhje afatgjata, duke apeluar te autoritetet lokale dhe qendrore që të ndërhyjnë sa më parë për të shmangur përmbytje edhe më të mëdha në të ardhmen./TS/