Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi binarët e shkatërruar që dikur nga aty i shpinte udhëtarët drejt Europës dhe Brukselit.
Vagoni i EU express-it ka bllokuar lëvizjen e trenave drejt Europës me urdhër të kryekomitit Micko, pasi Bruxelles nuk e njeh gjuhën e Mickos, duke qarkulluar kështu si kundërpërgjigje vetëm në linjat Beograd – Athinë!
Kjo është rruga europiane e braktisur e Severnistanit me politikën destruktive me premier despotin Micko, bashkë me sejmenët e tij si serbofili Maksi dhe karabushët e VREDI-t, që dinë vetëm të pispillosen para mediave, por nuk kanë guxim t’i thonë despotit të tyre se rruga eurointegrimit është njëra nga premtimet tona në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 2024 se brenda 6 muajve te qeverisjes së koalicionit do r’i bëjmë ndryshimet kushtetuese.
Por, ja ku jemi dy vjetë më vonë nuk ndryshime kushtetuesese, por ka bllokadë të hapjes së negociatave me Brukselin dhe nuk ka ndryshime për shqiptarët, ku mund të thuhet se kemi rënë nga shiu i stuhive të DUI-t në breshërin e harbuar të VREDI-t.
Me despotin Micko rruga europiane ka ngecur në stacionin e shpartalluar të Shkupit dhe nuk ecën dot përpara, për shkak të filolozofisë së tij në emër të mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe të gjuhës maqedone që pala bullgare nuk e njeh si të tillë, ku si kundërpërgjigje ai nuk i bënë ndryshimet kushtetuese.
Nga ana tjetër, po ky Micko që ankohet për qëndrimet antimaqedone ndaj identitetit maqedon dhe gjuhës së saj, mohon identitetin gjuhësor të shqiptarëve në kushtetutë siç është nofka e 20%, duke mos shfaqur gatishmëri as as vullnet politik që kjo përdhosje e identitetit kombëtar dhe gjuhësor të shqiptarëve e bën atë një despot që shkel dhe përdhunon identitetin e fqinjëve të tij.
Rruga e eurointegrimeve të državës Severnistan është bllokuar nga ky premier destruktiv i ideologjisë nacionaliste të VMRO-së, si karshillëk ndaj BE-së po rrëshqet çdo ditë e më shumë drejt “botës serbe” me timonin e drejtuar nga Beogradi dhe Moska, ku si pretekst ka nxjerr mohimin e maqedonishtes së tij nga Bullgaria si dialekt bullgar.
Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur dhe për të pritur që treni të qëndroj i bllokuar në Shkup me linjën e trenit të hekurudhës drejt Brukselit, duke dalë me këtë rast vredistët nga kjo qeveri destruktive dhe nacionaliste që ka bllokuar rrugën e eurointegrimeve për shkak të tekave dhe ideologjisë se mbrapsht të një despoti që mban peng shqiptarët në këtë rrugëtim!
Medai Shaholli