Tufegxhiq: Në sistemin e drejtësisë ekziston një grup i vogël me mentalitet kriminal





Avokati dhe ish-gjyqtari Vladimir Tufegxhiq foli ashpër për gjendjen në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se problemi kryesor nuk është mungesa sistemore e pagave, por ekzistenca e një grupi të vogël, por me ndikim, njerëzish me mentalitet të theksuar kriminal.

Tufegxhiq fillimisht përshëndeti punën e Prokurorisë Publike në luftën kundër korrupsionit dhe bëri thirrje për përgjegjësi më të gjerë shoqërore, veçanërisht nga ata që punojnë në sistemin e drejtësisë, si gjyqtarë, prokurorë publikë dhe avokatë.

Duke folur për emisionin “Triling”, ai theksoi se pa mbështetje për prokurorinë nuk mund të ketë përparim thelbësor në zbardhjen e dukurive korruptive.
Duke u ndalur te rastet aktuale, përfshirë edhe atë të gjyqtarit Gjoko Ristov, në të cilin u gjetën 350.000 euro të fshehura në murin e shtëpisë së prindërve të tij, Tufegxhiq nënvizoi se nuk dëshiron të hyjë në analizë konkrete juridike, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Megjithatë, sipas tij, raste të tilla duhet të hapin pyetje thelbësore se kundër kujt në të vërtetë po zhvillohet lufta kundër korrupsionit.
“Ne duhet ta identifikojmë saktë grupin e vogël të njerëzve që janë objektiv i kësaj lufte. Bëhet fjalë për persona me mentalitet kriminal, të cilët edhe me pagë 10.000 euro do të vazhdonin të vepronin njësoj,” theksoi Tufegxhiq.