Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës po e drejtojnë vendin tuaj, jo ju





Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes së Meksikës, duke theksuar se vendi nuk kontrollohet nga autoritetet, por nga kartelët e drogës.

Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste ku komentoi situatën aktuale në Meksikë dhe sfidat e sigurisë që po përballet vendi.

“Claudia Sheinbaum është një grua e mirë, por kartelët po e drejtojnë Meksikën. Ajo nuk po drejton Meksikën – kartelët janë ata që e drejtojnë”, tha 79-vjeçari.

Ai shtoi se “diçka duhet bërë me Meksikën”, duke sugjeruar nevojën për masa më të forta për të luftuar kriminalitetin dhe trafikun e drogës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo