Trump paralajmëron Iranin: SHBA do të reagojnë “shumë ashpër” nëse vriten protestuesit





Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen “shumë ashpër” kundër Iranit nëse autoritetet fillojnë të vrasin demonstrues, ndërsa vendi po tronditet nga protesta për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike prej më shumë se një muaji.

“Nëse fillojnë të vrasin njerëz, gjë që zakonisht e bëjnë gjatë trazirave të tyre, do të kenë shumë probleme. Nëse e bëjnë këtë, do t’i godasim shumë fort”, tha Trump në një intervistë për emisionin “Hugh Hewitt Show”.