Trump: E ndoqa arrestimin e Maduros live, si një shfaqje televizive





Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka ndjekur në kohë reale kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane, nga resorti i tij Mar-a-Lago në Florida.

Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump tha se operacioni u monitorua nga një dhomë e posaçme, në prani të gjeneralëve të lartë amerikanë.

“Ushtria më tha se nuk ka asnjë vend tjetër në botë që mund të kryejë një manovër të tillë. Unë e pashë gjithçka drejtpërdrejt, sikur po shikoja një shfaqje televizive,” u shpreh Trump.

Ai theksoi se operacioni ishte jashtëzakonisht i shpejtë, duke shtuar se forcat amerikane thyen dyer çeliku të vendosura për arsye sigurie dhe arritën të vepronin brenda pak sekondash.

Trump deklaroi gjithashtu se SHBA kishte në gatishmëri një numër të madh mjetesh ajrore, përfshirë helikopterë dhe avionë luftarakë.

Sipas presidentit amerikan, operacioni ishte shumë kompleks dhe u ndoq hap pas hapi nga autoritetet ushtarake.