Të shtëna me armë në Prishtinë, 3 të lënduar





Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në kryeqytet.

Sipas policisë, tre persona janë lënduar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se viktimat nuk kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjeve me armë.

“Sot rreth orës 15:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.