Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas miratimit të Ligjit për “Safe City”, duke e cilësuar atë si diskriminues dhe me rreziqe të mëdha për qytetarët.
“Safe City, që është sa diskriminues, me rreziqe të mëdha dhe një vrimë më shumë në xhepat e qytetarëve, sapo zbuloi koalicionin më të ri që e votoi sot: VMRO-VLEN-LEVICA, që nuk është fare ‘safe’ as për qytetet dhe sidomos për njerëzit”, ka shkruar Taravari.
Nga ana tjetër deputetët e AKI-së votuan kundër këtij ligji ku sipas tyre dëmton vetëm qytetarët në zonat shqiptare./TS/