Sulm fizik pas konfliktit për vend parkimi në Bit Pazar





Një grua nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje për vend parkimi.

Sipas denoncimit të M.E. (48), rreth orës 18:30 më 23.01.2026, në një parking në zonën e Bit Pazarit, ajo është sulmuar nga një person i gjinisë femërore. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.TS