S’u ndalë në “Stop”, e shkeli me motor policin





Janë arrestuar dy 16-vjeçarë nga Shkupi, të cilët paraprakisht nuk u ndalën në urdhërin e policies, duke e goditur policin me motor. Njëri nga ata, gjatë arrestimit është sjellë në mënyrë agressive, ka njoftuar Ministria e Punës së Brendshme (MPB) me anë të një kumtese për opinion .

“Gjatë detyrës me datën 9 janar rreth orës 00:10 (pas mesnate), policët kanë vërejtur një motor pa targa regjistrimi, i cili drejtohej nga dy të mitur. Vozitësi i motori nuk ndaloi në urdhërin (STOP) e policisë, duke e goditur policin, të cilit i shkaktoi lëndime. Pas ndërmarrjes së masave nga ana e policëve, motociklistin me bashkëudhetarin i kapën. Gjatë arrestimit, njëri nga dy të miturit në motor, filloi të sillet në mënyrë shumë agresive ndaj policëve.