Strumicë: Tre të mitur të dyshuar për dhunë ndaj bashkëmoshatarit





SPB Strumicë, në Prokurorinë Publike Themelore Strumicë, ka paraqitur njoftim sipas Ligjit për Drejtësi për Fëmijët kundër tre të miturve nga Strumica, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”.

Më 29.12.2025, në një shkollë fillore dhe më pas edhe jashtë shkollës, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht shokun e tyre të shkollës, raporton TetovaSot.