Stafi i Manchester Unitedit u befasua nga veprimi i Ruben Amorimit gjatë largimit të tij nga qendra stërvitore e klubit për herë të fundit.
Të hënën në mëngjes, United njoftoi se Amorim kishte lënë “Old Trafford” pas më shumë se një viti në detyrë.
Në faqen zyrtare të klubit, u deklarua: “Ruben Amorim ka lënë detyrën e Trajnerit Kryesor të Manchester United. Me Manchester United në vendin e gjashtë në Premier League, drejtuesit e klubit kanë marrë me rezerva vendimin se ka ardhur koha e duhur për një ndryshim. Kjo do t’i japë skuadrës mundësinë më të mirë për të arritur renditjen më të lartë të mundshme në Premier League. Klubi dëshiron t’i falënderojë Ruben për kontributin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen”.
United do të përballet me Burnley në Premierligë të mërkurën, me trajnerin e U18, Darren Fletcher, që do të marrë komandën në “Turf Moor”.
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, stafi në qendrën stërvitore të “Carringtonit” u befasua kur pa Amorimin dhe stafin e tij duke qeshur dhe bërë shaka gjatë largimit, largimi i fundit i tyre i shoqëruar nga buzëqeshje, ndryshe nga serioziteti i ditëve të fundit.
“Stafi në ‘Carrington’ të hënën ishte i befasuar të shihte Amorimin dhe stafin e tij duke u larguar qeshur dhe duke bërë shaka, duke lënë pas buzëqeshjen e hidhur të ditëve të fundit. Ai është i lirë tani dhe është koha që United të vazhdojë më tej,” raportoi “Daily Mail”.
Që nga largimi i Amorimit, trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka dalë si një nga favoritët për të marrë drejtimin e klubit, ndërsa emrat e tjerë të lidhur me “Old Trafford” përfshijnë Gareth Southgate, Xavi Hernandez, Zinedine Zidane, Enzo Maresca dhe Laurent Blanc.
Amorim largohet nga United pas 63 ndeshjesh, me një rekord prej 24 fitore, 18 barazime dhe 21 humbje, që përkthehet në një përqindje fitoreje prej vetëm 38.10%.
Kulmi i mandatit të tij ishte drejtimi i “Red Devils” deri në finalen e Ligës së Evropës gjatë sezonit 24/25, ku skuadra humbi 1-0 ndaj Tottenham Hotspur.
