Snopçe: VLEN heshti për diasporën dhe kontribuoi në përjashtimin e saj

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke e akuzuar për heshtje të vazhdueshme dhe mungesë reagimi lidhur me çështjen e diasporës.

revive-zoneid=”212″ data-revive-ct0=”{clickurl_enc}” data-revive-id=”935b907f801750abfe73f018697a3320″>

Sipas Snopçes, për disa herë është ushtruar trysni ndaj kryeministrit Mickoski, me kërkesë që qeveria të ndryshojë vendimin për heqjen e diasporës nga përllogaritja e numrit të këshilltarëve komunalë. Në të gjitha këto raste, siç thekson ai, VLEN ka zgjedhur të heshtë, përcjell TS.

“Disa herë kemi ushtruar trysni ndaj Mickoskit dhe kemi kërkuar që qeveria të ndryshojë vendimin për heqjen e diasporës nga përllogaritja e numrit të këshilltarëve. Në të gjitha këto raste, VLEN ka heshtur.

VLEN asnjëherë nuk e ngriti zërin për uljen e numrit të këshilltarëve në komunat kryesisht shqiptare, si pasojë e heqjes së diasporës nga kjo përllogaritje.

Heqja e diasporës nga ana e qeverisë ka pasur ndikim negativ për komunat shqiptare edhe në aspektin ekonomik, pasi në shpërndarjen e mjeteve financiare nga qeveria diaspora nuk merret parasysh. Edhe në këtë rast, VLEN vazhdoi të heshtë.
Në zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçisht u shkel ligji, duke mos u lejuar votimi më 28 dhjetor, kur mërgata ishte në vendlindje. Zgjedhjet u shtynë për më 11 janar me qëllim që të pengohej votimi i diasporës. Edhe këtu, VLEN heshti. Ne ushtruam disa herë trysni ndaj ministrit të Drejtësisë, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, por VLEN vazhdoi me heshtje totale.

Në Kuvend lexuam emrat e 130 personave të vdekur (aq sa na lejonte koha), të cilët ende figuronin në listat zgjedhore dhe nuk ishin fshirë. Kërkuam sqarime, por VLEN vazhdoi me heshtjen totale.

Si përfundim, VLEN është ai që e fshiu diasporën nga llogaritjet, që nuk e mori atë në konsideratë dhe që nuk tregoi asnjë interes për përfshirjen e saj. Me heshtjen e tij totale, VLEN kontribuoi drejtpërdrejt në mos­përfshirjen e diasporës. Prandaj, është paturpësi dhe imoralitet të akuzohen të tjerët për çështjen e diasporës” ka shkruar Snopce në FBTS/