Situata në Vlorë, dëmtohen dy banesa në fshatin Vajzë! Shkak rrëshqitjet e dherave





Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika edhe në fshatin Vajzë në Vlorë. Mësohet se ka patur rrëshqitje dherash ku për pasojë është dëmtuar rruga.

Siç shihet nga pamjet rruga është çarë ndërsa nga rrëshqitjet e dheut janë dëmtuar edhe dy banesa. Sipas raportimeve banesa kanë dal totalisht jashtë funksionit.